Për të nderuar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Birra Peja ndriçoi fabrikën e saj me flamurin e Kosovës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm të unitetit dhe krenarisë kombëtare.
Ky akt simbolik shpreh respektin dhe vlerësimin e kompanisë ndaj rëndësisë historike të kësaj date për vendin dhe qytetarët e tij, duke theksuar njëkohësisht rolin e bizneseve në mbështetjen e vlerave dhe identitetit kombëtar.
Gjesti i Birrës Peja shërben si një kujtesë për të gjithë që të rifreskojnë lidhjet e tyre me historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
KJO ËSHTË BIRRA E VENDIT!