Telegrafi

Ndriçim Xhepa i nënshtrohet operimit, përmirësohet gjendja e aktorit (Foto)

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa viteve të fundit është prekur nga një sëmundje aspak e lehtë për t’u shëruar.

Ka disa ditë që aktori u gjend jashtë Shqipërisë, ku edhe do të kryente operimin e tij të radhës, i cili mesa duket ka kaluar me sukses.

Ndriçim Xhepa

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur Elma Doresi, regjisore e njohur e Teatrit Kombëtar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e njohin Çim Xhepën: Ndërhyrja perfundoi me sukses. Jetë të gjatë miku ynë i vjetër!” (sic.), ka shkruar Doresi.

Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, filloi punën si aktor i Teatrit Kombëtar.

Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, etj. /Telegrafi/

Familja e aktorit Ndriçim Xhepa