Telegrafi

Ndotja ndikon në inteligjencën e fëmijëve

Shkencëtarët kanë zhvilluar një studim me 249 fëmijë të lindur në New York. Studimi ishte kufizuar te femrat me status të ulët social, të cilat jetojnë në pjesët e qytetit, siç është Manhattani dhe Bronxi, të cilat janë të ekspozuara ndaj ndotjes tipike urbane, kryesisht nga automjetet, autobusët dhe kamionët.

Fëmijët e lindur nga këto shtatzëna, në moshën pesëvjeçare i janë nënshtruar testit të inteligjencës dhe është vërtetuar se ata të cilët kishin qenë në barkun e nënave që i janë ekspozuar ndotjes së ajrit, e kishin pasur të vështirë të zgjidhnin këto teste.

Diferenca është në 4-5 pikë, gjë që ekspertët thonë se shtë dallim i madh dhe mund të ndikojë në arritjet dhe suksesin e tyre në shkollë.