Site icon Telegrafi

Ndotja e lartë e ajrit dëmton shëndetin: Rekomandohen mbajta e maskave në Maqedoni

18 – 20% e rasteve të përgjithshme të vdekjeve në Maqedoninë e Veriut kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, thonë të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik. Sipas indeksit Evropian për cilësisë së ajrit, në vend ajri kategorizohet si “ekstrem i keq” në komunën e Gostivarit, Tetovës dhe Berovës. Si “shumë i keq” në Strumicë, Manastir dhe Kërçovë dhe si “i keq” në disa komuna të Shkupit dhe në Negotinë e Prilep. Mjekët thonë se kjo gjë është shumë shqetësuese dhe se pasojat e kësaj dukurie shihen shumë vite më vonë.

“ Ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë na bën ajri i ndotur marrë parasysh se jemi gjithë kohës të ekspozuar. Ky nuk është problem akut që është paraqit këtë vit, kjo zgjat me dekada dhe ai ekspozim kronik në ajër të ndotur bën që mos na paraqiten numër shumë i madh i pacientëve në të njëjtën kohë me simptome akute. Megjithatë të gjitha të dhëna tregojnë se rreth 1500-2000 qytetarë tanë në vit vdesin si rezultat i ajrit të ndotur. Këtë vit fatkeqësisht kishim ditë me ndotje ekstreme të ajrit, gjë që ndikon dhe në përkeqësimin e shëndetit të disa pacientëve”, tha Niko Beqarovski, Mjek.

Mjekët rekomandojnë që qytetarët të kenë kujdes individual për mbrojtjen e shëndetit të tyre, posaçërisht fëmijët deri në 5 vjeç, të sëmurët kronikë gratë shtatzëna dhe personat e moshës mbi 65 vjeç.

“Vitet e fundit flas për 2021 -2022 janë bërë më shumë studime të pavarura nga Danimarka, Polonia dhe nga grupe amerikane të cilat treguan se edhe maskat e thjeshta kirurgjike mund të na mbrojnë diku rreth 60% madje ka dhe studime që thonë se edhe më shumë se kaq mbrojnë madje deri në 90%. Përse them që kjo është e rëndësishme? Pasi maska e thjeshtë kushton 2 denarë dhe mendoj se gjithsecili mund ta blejë nëse ka nevojë ta mbajë ndërsa maskat tjera më të sofistikuara shkojnë nga 35-200 ose 300 denarë. Maska e thjeshtë është mirë të mbahet sepse çdo ditë mund ta ndërrojmë dhe të vendosim një të re më të pastër, por duke na kushtuar pak”, shtoi Niko Beqarovski, Mjek

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që në ditët kur cilësia i ajrit është e keqe qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, të mos ajroset ambienti shtëpiak përmes hapjes së dritareve si dhe të konsumohen ushqime të pasura me vitamina./Alsat.mk

Exit mobile version