Telegrafi

Ndotja e ambientit, mbetet njëra prej damkave të shoqërisë kosovare

Gjendja e ambientit në Kosovë po e rrezikon shëndetin e qytetarëve, pavarësisht aksioneve të shumta të ndërmarra në shumë pjesë të vendit për heqjen e mbeturinave, ka ende zona të cilat përballen me ndotje të ambientit.
Një shembull i tillë idegradimit të natyrës mund të merret fshati Gllaviçiqë, te seperacionet, ku kalon edhe Lumëbardhi i Pejës, ku ndodhet një sasi bërlloku, të cilin nuk e ka parë askush të arsyeshme për ta larguar.
Ndryshe, kohë më parë është bërë e ditur se në shtator do të fillojë edhe një aksion për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dhe shpresohet që do të pastrohet edhe kjo pjesë në fshatin Gllaviqicë. /kp/Telegrafi/