Telegrafi

Ndotja akustike në Tiranë

Sipas qytetarëve, lokalet e natës nuk po zbatojnë ligjet në fuqi duke krijuar zhurma shqetësuese deri në orët e para të mëngjesit.
Këtij denoncimi qytetar, i janë bashkuar edhe shumë përfaqësi diplomatike në Tiranë.

Gjithashtu, qytetarët denoncuan mos funksionimin e policisë bashkiake të Tiranës dhe asaj të mjedisit, të cilat kanë për detyrë të zbatojnë ligjin e ndotjes akustike. Sipas qytetarëve, asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë për kontrolle, raportoi Ora News./Telegrafi/