Site icon Telegrafi

Ndotja akustike dëmton rëndë shëndetin

Drejtori i ISHP-së, Arben Luzati, tha se ky nivel ndotjeje dëmton rëndë edhe shëndetin, duke nisur nga humbja e dëgjimit deri në çrregullime të shëndetit mendor.

“Dëmton qelizat sensitive të kokleas që është një organ në veshin e brendshëm dhe, nëse këto zhurma persistojnë edhe për një kohë të gjatë dhe në varësi të moshës, atëherë kthehen dhe në fenomene irreversibile të humbjes së dëgjimit. E dyta, nëse do të bëjmë një listë, janë sëmundja ishemike e zemrës dhe rritja e tensionit arterial duke rritur katekolaminat në gjak si noradrenalina, çrregullim të gjumit, emocione negative, depresion, ankth”, tha zoti Luzati, raportoi AS.

Në krye të të dëmtuarve janë punëtorët e fabrikave dhe më pas renditen fëmijët, shkollat e të cilëve janë të përqendruara pranë rrugëve kryesore, duke sjellë shpërqëndrim total të të vegjëlve, por dhe mangësi në të folur. Vetëm në kryeqytet, jo pak shkolla ndodhen buzë unazës, si “Vasil Shanto”, “1 Maji”, “Sabaudin Gabrani” apo dhe “Sami Frashëri”.

“Në qoftë se shkollat janë të ekspozuara nga zhurmat, vihet re një mungesë e theksuar në interkomunikimin e nxënësve, ulje të këtij interkomunikimi të nxënësve me mësuesit, që do të thotë se mezi flasin. Vështirësohet e folura e nxënësve si dhe ulje përqëndrimi i nxënësve në mësim”, tha zoti Luzati.

Inspektorët, në çdo sezon turistik, nuk ngurrojnë të kryejnë monitorime të nivelit të zhurmave dhe kryesisht në zonat më të frenkuentuara nga pushuesit., por, nga eksperienca e një viti më pare, kjo detyrë nuk është kryer siç duhet. Për këtë arsye, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, penalizoi me gjoba shumë inspektorë dhe paralajmëroi për largime nga puna./Telegrafi/
 

Exit mobile version