Një vozitës në Prishtinë është dënuar me 500 euro nga Inspektorati i kryeqytetit.
Siç thuhet në njoftim, vozitësi ishte kishte ndotur rrugët duke u treguar i papërgjegjshëm, transmeton Telegrafi.
“Gjobë në vlerë 500 euro për ndotje të rrugëve. Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë me gjoba në secilin rast që vozitësit do të tregohen të pakujdesshëm e të papërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.
Inspektorati i kryeqytetit në vazhdimësi po shqipton gjoba ndaj qytetarëve që tregohen të papërgjegjshëm dhe ndotin ambientin./Telegrafi/