Telegrafi

Ndotësit e ndryshëm zvogëlojnë numrin e spermatozoideve

Ekspertët pohojnë se kjo ndodh si rezultat i substancave kimike të pranishme gati në të gjitha produktet e përdorimit të përditshëm, si dhe ato të cilat përdoren për zbutjen e plastikës, të cilat veprojnë direkt në organizëm, duke shkaktuar ndryshime në sistemin hormonal.

Në dy dekadat e fundit, shkencëtarët francezë kanë llogaritur se vetëm kryeqytetasit e Francës kanë të zvogëluar për 40% numrin e spermatozoideve, ndërsa spermatozoidet ekzistuese kanë formë të çrregullt si edhe lëvizshmëri më të vogël.

Produktet e ndryshme kozmetike, sapunët, parfumet, kremrat, substancat e pranishme në plastikë etj., kanë ndikim negativ në numrin e qelizave seksuale mashkullore, dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë aftësinë riprodhuese të tyre. Kështu, shumë spitale në Francë, duke pasur parasysh se produktet e lartpërmendura mund të kenë ndikim te foshnja e palindur ende (fetusi), kanë vendosur disa rregulla të cilat e ndalojnë përdorimin e këtyre substancave edhe gjatë shtatzënisë.