Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, ka thënë me shaka se ai “ndoshta do të marrë një ndalim” pasi ka hedhur një bast me 100 euro me yllin e Argjentinës, Lionel Messin.
32-vjeçari u gjykua se kishte fauluar Messin në fund të pjesës së parë të ndeshjes të së mërkurës në Grupin C mes Polonisë dhe Argjentinës.
Pavarësisht se kishte një kontakt minimal nga ish-portieri i Arsenalit, cili kishte çdo të drejtë të sfidonte për topin, Argjentinës iu dha një penallti pas një kontrolli të gjatë nga VAR-i.
Por, disa sekonda më vonë, drejtësia u vendos kur Szczesny bëri një pritje mbresëlënëse për të mohuar golin e Messit nga 11 metërshi.
Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez do të kursenin huqjen e Messit në pjesën e dytë dhe, për lehtësimin e tyre, Polonia arriti të kualifikohej me diferencën golash.
Të gjithë ishin në humor të mirë pas vërshëllimës së fundit, duke përfshirë portierin në formë të Juventusit, Szczesny, i cili foli për atë incident në një intervistë për TV 2 Sport me gazetaren norvegjeze Arilas Ould-Saada.
'I'll probably be banned' – Szczesny reveals bet loss to Messi on World Cup pen https://t.co/7neOyNl7Jp
— Sun Sport (@SunSport) December 1, 2022
“Ne folëm para penalltisë. Unë i thashë atij se do të vë bast 100 euro që gjyqtari nuk do ta jepte atë penallti. Kështu që, unë kam humbur një bast kundër Messit”.
“Nuk e di nëse kjo lejohet në Kupën e Botës. Ndoshta do të më dënojnë për këtë. Nuk më intereson tani. Nuk do ta paguaj as atë. Ai nuk shqetësohet për 100 euro”, ka thënë Szczesny. /Telegrafi/
Når du taper veddemål mot Messi, men nekter å betale😅
🎤@arilasos pic.twitter.com/fe6Bc6iH2q— TV 2 Sport (@tv2sport) November 30, 2022