Telegrafi

“Ndoshta Ronaldo dhe Messi do të vijnë këtu” – Hleb thotë se liga e Bjellorusisë nuk do ndalet shkaku i coronavirusit

Ish-lojtari i Arsenalit, Alexander Hleb ka thënë se në Bjellorusi nuk janë të shqetësuar nga coronavirusi dhe liga duhet të vazhdojë në këtë ritëm.

Ai ka thënë se Lionel Messi dhe Cirsitiano Ronaldo duhet të shkojnë të luajnë në ligën e tyre, pasi të gjitha janë duke i shikuar.

“E gjitha bota tani po e shikon ligën e Bjellorusisë”, ka thënë Hleb për The Sun. “Të gjithë duhet t’ ndezin televizorët e tyre dhe të na shikojnë”.

“Kur NHL e mbylli sezonin, të gjithë lojtarët e hokejit mbi akull shkuan të luajnë në Rusi. Ndoshta Lionel Messi dhe Crisitnao Ronaldo duhet të vijnë të luajnë këtu”.

“Është i vetmi vend në Evropë që mund të luaj futboll. Së paku njerëzit në Bjellorusi janë të lumtur”, ka shtuar më tej ai.

Në Bjellorusi ende nuk e kanë suspenduar ligën edhe pse thuhet se vendi ka filluar të infektohet me coronavirus. /Telegrafi/