Telegrafi

Ndoshta përfundimi më mbresëlënës në NBA – Graham shënoi nga 18.5 metra duke fituar ndeshjen për New Orleans

(Foto: Daily Mail/AP)

New Orleans Pelicans ka triumfuar ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 113-110 në një prej përfundimeve në rrethana më dramatike.

Në sekondat e fundit të përballjes, basketbollisti i Thunder, Shai Gilgeous-Alexander, shënoi një treshe fantastike për ti barazuar shifrat në 110-110, ndërsa kishte mbetur vetëm edhe 1.4 sekonda.

Dhe Devonte Graham e provoi fatin duke e gjuajtur topin nga vija e harkut të vet, nga një largësi prej 18.5 metra,  për ta fituar ndeshjen.

Ai e mori topin nga një bashkëlojtar dhe gjuajti drejt koshit kundërshtar duke shënuar tri pikë dhe duke e ngritur në mënyrë spektakolare rezultatin në 113-110.

Brandon Ingram, i cili shënoi 34 pikë për Pelicans në atë duel ka thënë plot emocione: “E prisja të hynte. Por, kur hyri, nuk mund të besoja”. /Telegrafi/