Site icon Telegrafi

“Ndoshta do më pëlqente të luaja sërish” – Robben paralajmëron se mund të rikthehet nga pensionimi

Arjen Robben ka bërë të ditur se ai po e konsideron rikthimin në futboll, pas pensionimit që bëri vitin e kaluar.

Ish-anësori holandez u pensionua nga futbolli në verën e kaluar, duke i dhënë fund karrierës së tij si profesionist.

Robben kishte luajtur për skuadrat si Groningen, PSV, Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munich, ndërsa tani dëshiron që të rikthehet të luajë sërish.

“Në fillim , nuk më mungoi edhe aq futbolli” ka thënë ai për Bayern Podcast.

“Por, ishte një fazë kur dëshiroja të kisha topin në këmbë dhe të luaja sërish. Ndoshta mund të rikthehem përsëri”.

“Nga koha në kohë e kam ende atë ndjenjën. Ndoshta do të qëndroja edhe për një kohë në futboll, unë jam një atletë”, ka shtuar më tej Robben. /Telegrafi/

Exit mobile version