Telegrafi

Ndoshta nuk do t’iu jepni më para lypësve – shihni si mashtrojnë ata! (Video)

Shumë qytetarë ndjejnë keqardhje ndaj personave të cilët dalin të lypin në rrugë. Por pasi ta shohin këtë video ndoshta do të ndryshojnë mendim e nuk do t’i japin më para.

Një grua e cila hiqet si invalidë i del përpara qytetarëve me makina sapo ata lënë portin e Durrësit, duke i zgjatur dorën për lekë.

Të mësuar me këtë skenë shoferët, kryesisht turistë dhe emigrantë që kthehen në Shqipëri, nuk ndalojnë.

Në një video të publikuar nga Jeta Osh Qef shihet teksa në një moment lypësja çohet nga karroca e invalidit dhe e shtyn atë për tu larguar nga rruga.