Tensioni i krijuar në ambienti gjerman pas ndeshjes çerekfinale mes Spanjës dhe Gjermanisë është maksimal, ku tash ka reaguar edhe ish portieri i njohur Jens Lehmann.
Me këtë rast shkak për kritikat e ish-futbollistit, tani 54-vjeçar ishte ngjyra e flokëve të mesfushorit Robert Andrich, i cili kishte ngjyrosur flokët me ngjyrë rozë, gjë që Lehmann duket se nuk i pëlqen.
“A keni problem personaliteti që ju bën të dalloheni kështu? Si shok skuadre, kjo do të më dukej shumë e çuditshme. Por kjo mund t’i mos i pengojë trajnerit të kombëtares”, deklaroi ai në rrjetin gjerman Welt TV.
Ish-lojtari vendosi të largohet nga skenari, siç ndodh zakonisht dhe duke mos u mjaftuar me kaq, ai vendosi të vazhdojë me deklaratat e tij.
“Në fillim kishte flokë bjond, tani flokë rozë. Çfarë dëshiron të na tregojë me këtë. Në ditët e sotme duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Ndoshta ai ndihet si femër, por shpresoj që UEFA t’i ndalojë ngjyrat e flokëve si ajo e Andrichut”, përfundoi ai.
Julian Nagelsmann, kishte thënë se nuk e ka problem pamjen e mesfushorit të tij, që i befasoi të gjithë kur u pa me atë ngjyrë flokësh.
“Për çështjet e flokëve, unë gjykoj atë nëse Roberti ndjehet mirë apo jo, asgjë më shumë”, deklaroi Nagelsmann. /Telegrafi/