Site icon Telegrafi

Ndoshta keni qeshur me peshën e saj, por do të habiteni kur të mësoni pse është e plotë (Foto)

Aktorja Rebel Wilson në një intervistë për Telegraph ka treguar për ndikimin e madh të famës në jetën e saj.

36-vjeçarja, e cila është e njohur për rolin e saj në serinë e filmave “Pitch Perfect”, ka treguar se në fillet e karrierës kishte shtuar qëllimisht në peshë, në mënyrë që t’i fitonte më lehtë rolet. Dhe kjo i është shpaguar në mënyrën më të mirë.

“Mendoja se si mund t’i bëja njerëzit të qeshnin më shumë dhe pastaj shtova në peshë dhe u mora me komedi”, ka pohuar ajo, transmeton Telegrafi.

Ylli i njohur nga filmi “The Bridesmaids” ka thënë se para se të bëhej e famshme kishte shumë pak kilogramë të tepërt, ndërsa thekson se sa herë që do, humb në peshë dhe pëson një transformim në trupin e saj.

“Gjatë një periudhe vetëm gjashtëmujore përjetoj një transformim të plotë. Mbipeshën time e konsideroj si përparësi, edhe pse shumica e femrave e sheh si të metë”, ka deklaruar Wilson. /Telegrafi/

Exit mobile version