Site icon Telegrafi

“Ndoshta kam qëndruar shumë te Arsenali” – Wenger mendon se do të duhej të përfundonte epokën e tij më herët te The Gunners

Arsene Wenger ka thënë se ai ka qëndruar shumë gjatë te Arsenali dhe do të duhej të largohej më herët nga The Gunners.

Skuadra londineze e mbajti trajnerin francez në krye për 22 vite, mirëpo vendosi t’i ndante rrugët në edicionin 2017/18 me tre tituj të fituar në Ligën Premier.

Në një intervistë për The Times, Wenger ka thënë se ai do të duhej të largohej më herët nga Arsenali.

“Ndoshta kam qëndruar shumë gjatë”, ka thënë francezi. “Nuk e di. Por, unë isha i vendosur në qëllimet e skuadrës qysh nga dita e parë”.

“Mendoj që e kam kaluar klubin në periudha më të vështira në histori, duke pasur disa suksese të mëdha”.

“Disa persona më kanë thënë se jam shumë i vjetër, mirëpo ata nuk e kanë shikuar çfarë kam bërë. I kam shërbyer klubit me aq sa kam mundur”, ka shtuar më tej Wenger.

Francezi do të kujtohet se Arsenali për triumfin në Ligën Premier pa pësuar asnjë humbje brenda një edicioni, që është skuadra e vetme në histori të futbollit anglez që ka arritur ta bëjë këtë në edicionin 2003/04. /Telegrafi/

Exit mobile version