Telegrafi

Ndoqën njëri-tjetrin me makina pas sherrit në Pogradec, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit mes pesë personave

Foto: Ilustrim

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis pesë personave, ndërsa dy prej tyre ranë në pranga.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec kanë ndjekur njëri-tjetrin me dy automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, tre të tjerët ia kanë dalë të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një person ende i paidentifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

“Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit. /Telegrafi/