Site icon Telegrafi

“Ndonjëherë nuk e kuptoj”, Xavi i irrituar me pyetjen rreth titullit në La Liga

Menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dukej disi i frustruar pasditen e sotme (e premte), pasi u pyet nëse shtrirja përfundimtare drejt fitimit të titullit të La Ligës po bëhej e gjatë për të.

Xavi po fliste përpara ndeshjes së Barcelonës të shtunën mbrëma me Real Betis, pas asaj që ai e quajti ‘performanca më e keqe e sezonit’ kundër Rayo Vallecano.

Blaugranët kanë qenë favoritë për të fituar ligën për disa kohë, por janë dukur pa intensitet në raste të ndryshme gjatë muajit prill.

Lexo po ashtu Barcelona nuk bën hapin tjetër drejt titullit, dështon ndaj Rayo Vallecanos

“Nuk e kuptoj kur më pyet nëse liga është e gjatë. Ajo që ishte një përjetësi ishte vitin e kaluar. Kjo nuk më duket e gjatë, më bën të lumtur”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Ndonjëherë nuk i kuptoj gjërat. Po kaloj mirë në këtë ligë. Mendoj se po konkurrojmë mirë. Cila mendje nuk do ta kishte marrë këtë në fillim të sezonit? Unë kaloj një kohë të mrekullueshme”.

“La Liga e vitit të kaluar ishte e gjatë për mua. Jo kjo e këtij sezoni”.

Lexo po ashtu Ndeshjet e mbetura dhe sa pikë i duhen Barcelonës për t'u shpallur kampione në La Liga

Më vonë në konferencë për shtyp , Xavi u pyet nëse ishte i befasuar me tonin kritik të tifozëve dhe mediave ndonjëherë, pavarësisht suksesit të tyre në vend.

“Nuk më habit. Ky është klubi më i vështirë në botë. E thashë tashmë. Të fitosh 1-0 këtu nuk ia vlen, e kam thënë tashmë në prezantimin tim. Kemi fituar shumë 1-0 duke luajtur shumë mirë. Këtu duhet të bindim”.

“Njerëzit nuk e shohin nga brenda, por ne nuk do ta rrahim veten. Ne e vlerësojmë vërtet atë që po bëjmë, por duhet ta fitojmë këtë ligë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version