Është vërejtur dukshëm një afrimitet i madh ndërmjet artistes Beatrix Ramosaj dhe moderatorit Donald Veshaj.
Kjo ka revoltuar një pjesë të madhe të publikut, meqenëse ky i fundit vetëm pak javë më parë pati një takim romantik me Bora Zemanin, së cilës i premtoi se do të sqarohen jashtë programit.
Sidoqoftë, kjo duket se nuk vlen për të gjithë pasi një mbështetje Beatrix e ka marrë nga shoqja e saj e ngushtë, modelja Oriola Marashi.
Pavarësisht kritikave të njerëzve, ylli i “Guess” theksoi se do të qëndrojë pranë Ramosajt.
“Gjithmonë me ty. Enëgjëlli im i bukur”, kanë qenë fjalët e Marashit.
Dyshja e famshme gëzojnë një miqësi prej shumë vitesh dhe kjo ka bërë që të tregoj publikisht përkrahjen ndaj saj.
Donaldi dhe Beatrix ia kanë shprehur pëlqimin tanimë njëri-tjetrit dhe po vazhdojnë çdo moment ta shijojnë bashkë.
Artisti nga Vlora prej më shumë se tri vitesh ka qenë në një lidhje dashurie me moderatoren e “Përputhen”. /Telegrafi/