Nicki Minaj i gëzoi fansat të premten ndërsa publikoi klipin e saj të ri me Mike WiLL Made-It dhe YoungBoy Never Broke Again, të titulluar “What That Speed Bout?”.
Reperja 37 vjeçare, filmoi bashkëpunimin ndërsa ishte shtatzënë me djalin e saj dhe sigurisht tregoi shijen e saj të modës në klipin me mtovie futuristike, shkruan DailyMail.
Për pamjen e saj kryesore, Nicki tërhoqi vëmendjen kur u shfaq e veshur me disa zinxhirë dhe një veshje që kishte shenja dollarësh të vendosura në mënyrë strategjike në mënyrë që të mbronte modestinë e saj.
Ajo ishte e zbukuruar me litar ari dhe kishte zinxhirë të artë të varur në sythe mbi kthesat e saj të shtatzënisë.
Ajo e kombinoi pamjen e saj me xhaketë leopardi me lesh ‘faux’ dhe veshi një paruke të ndritshme bjonde me një bisht të gjatë të stilit Ariana Grande.
Në fillim të kësaj jave, Nicki ndau një fotografi nga xhirimet me YoungBoy që zbuloi se ajo ishte dukshëm shtatzënë gjatë xhirimeve, duke shpjeguar pse gjysma e saj e poshtme nuk shihet kurrë në video.
Reperja mirëpriti në jetë një djalë me burrin e saj Kenneth Petty më 30 shtator.
Dhe Nicki zbuloi të premten në Twitter se ajo ishte duke rritur djalin e saj pa një dado deri më tani.
Edhe pse njerëzit vazhdojnë t’i thonë reperes se duhet të mendojë për punësimin e ndihmëses për të voglin e saj, ajo deri më tani ka zgjedhur që të mos e bëjë, sepse mendon se është një vendim i vështirë për tu marrë.
Një fans shkroi në Twitter: ‘Pse Nicki nuk mund të jetë një njeri i famshëm normal dhe të marrë një dado. Më mungon’.
Dhe Nicki u përgjigj: ‘Të gjithë më thonë këtë. Unë duhet të marrë një të tillë. Vendim i vështirë për këtë’. /Telegrafi/