Site icon Telegrafi

I ndodhte te Chelsea, tani po i ndodh edhe te Barcelona – Christensen ka probleme serioze para çdo ndeshje

Andreas Christensen u detyrua të tërhiqej nga ndeshja e fundit parasezonale e Barcelonës kundër Pumas vetëm pak minuta para fillimit për shkak të një problemi në qafë të dielën.

Mbrojtësi mbërriti në Nou Camp në fillim të kësaj vere pasi u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar dhe ai është paraqitur rregullisht në parasezon për klubin e tij të ri.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të zinte vendin e tij në fushë në kupën “Joan Gamper” dhe Barcelona shpjegoi arsyen e mungesës së tij në Twitter.

“Lojtari Andreas Christensen nuk do të luajë në ndeshjen e sotme për shkak të shqetësimit në qafë”, shkroi klubi të dielën në mbrëmje.

Barcelona fitoi 6-0 kundër kundërshtarëve meksikanë, me Robert Leëandoëski që shënoi golin e tij të parë për klubin dhe Pedri realizoi një dygolësh.

Christensen u emërua në stol, por ai nuk u përdor nga Xavi teksa Barcelona arriti një fitore gjithëpërfshirëse.

Kjo nuk është hera e parë që Christensen e bën veten të padisponueshëm pak para një loje pasi ai gjithashtu u tërhoq nga finalja e Kupës FA të Chelseat kundër Liverpool në ditën e ndeshjes në maj.

Thomas Tuchel fillimisht la të kuptohej se qendërmbrojtësi kishte refuzuar të luante teksa hyri në javët e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge, por më vonë ai tha: “Unë nuk mendoj se ai nuk donte të luante, ai nuk ishte në gjendje të luante. Është një ndryshim i madh”.

Lexo po ashtu Arsyeja e çuditshme e Christensenit për të mos luajtur në finalen e FA Cup ndaj Liverpoolit, la të shokuar bashkëlojtarët te Chelsea

Kjo ‘sëmundje’ e Christensen është një goditje për të, me sezonin spanjoll që do të fillojë në ditët në vijim.

Barcelona është planifikuar të luajë me Rayo Vallecano në ndeshjen e tyre hapëse të ligës të shtunën, dhe 26-vjeçari tani përballet me një garë me kohën për t’u rikthyer në gjendje fizike përpara asaj ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version