Site icon Telegrafi

Ndodhi sot në Maqedoni, gjyqtari rreh me grushte futbollistin (Video)

Jemi mësuar të shohim gjithçka në terrenet tona sportive, pastaj kemi parë shumë ndodhi interesante edhe tek fqinjët, por e rrallë është kur të shofsh gjyqtarin duke rrahur lojtarin.

Kjo ka ndodhur në ndeshjen e sotme të Ligës së Dytë të Maqedonisë, në mes skuadrave të Kozhuvit dhe Teteksit.

Kishte mbetur i zhgënjyer nga referimi i gjyqtarit të ndeshjes futbollisti vendas Tomçe Janev, i cili kishte një zënkë verbale me gjyqtarin Kire Angellovski.

Ky i fundit duke mos arritur që t’i përballoj ofendimeve, e ka sulmuar fizikisht futbollistin duke e goditur me grushte, por kanë intervenuar futbollistët e tjerë dhe kolegët gjyqtarë të tij dhe nuk kishte ardhur deri te ndonjë incident më i madh.

Për të parë më shumë, ju sjellim videon në vazhdim, ndërsa tani fjalën kryesore do të ketë komisioni disiplinor pranë FFM-së.

Exit mobile version