Çmimet “Oscar” duket se janë një ngjarje e shkëlqyeshme për polemika, por ishte një që mori gjithë vëmendjen dhe tani është mësuar arsyeja.
Që kur u themelua në vitin 1929, ngjarja e madhe është ndjekur nga miliona në mbarë botën.
Por ka pasur disa momente që nuk harrohen kurrë sikur ajo e Angelina Jolies me vëllanë e saj, James Haven, në vitin 2000.
Kanë kaluar 24 vjet nga ai moment, teksa Jolie fitoi një ‘Oscar’ për performancën e saj në “Girl Interrupted” në 2000.
Por pikërisht kur ajo u ngjit në skenën e çmimeve ‘Oscar’ pasi mori çmimin për ‘aktoren më të mirë’, Jolie shprehu dashurinë e saj për të vëllanë, atëherë 26 vjeç, i cili e shoqëronte.
Jolie tha: “Jam në shok dhe jam shumë e dashuruar me vëllanë tim”.
“Ai thjesht më mbajti dhe tha se më donte, dhe e di që është shumë i lumtur për mua. Dhe, um, faleminderit për këtë”.
Më pas, ata pozuan për një foto, kur Jolie për një çast u kthye dhe puthi Haven në buzë.
Pse e bënë?
Ajo zbuloi muaj më vonë kur u pyet se ishte thjesht dashuri si ‘motër e vëlla’.
Jolie tha për Entertainment Weekly: “Prindërit e mi e pëlqyen vërtet atë moment dhe kjo është ajo që do të ketë gjithmonë rëndësi”.
Haven gjithashtu tha fjalën e tij, në 2007: “Unë nuk i dhashë Angie një puthje franceze. Ishte diçka e thjeshtë dhe e bukur”. /Telegrafi/