Telegrafi

I ndodhi diçka e papritur, pasi fjeti në diell me iPhone në trup (Foto)

Një pushues britanik, ishte shtrirë në diell, ndërsa në gjoks e kishte lënë iPhone 6 së bashku me kabllon e dëgjueseve.

Daniel De Silva ka fjetur pranë pishinës, në ditën e parë të pushimit në Farmagusta të Qipros, teksa temperatura shënonte mbi 35 gradë Celsius.

Burri 29-vjeçar që nuk ishte lyer me ndonjë losion, është zgjuar pas dy orësh, me lëkurë të djegur nga dielli.

Por, atij i kishte mbetur në gjoks një hapësirë e bardhë, si dhe vijat e kabllos nëpër brinjë.

“Kur u zgjova nga gjumi dhe më ra telefoni nga trupi, e vërejta se sa shumë jam djegur”, ka shkruar De Silva. /Telegrafi/