Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, momentalisht ndodhet në Turqi.
Kjo për shkak se së fundmi u tha se ajo së shpejti do të bëhet pjesë e kinematografisë turke.
Bukuroshja nga Prizreni këto ditë u mësua gjithashtu se u pajtua me fituesin e BBVK, Lumbardh Salihun.
E këtë herë ka ndarë edhe një fotografi nën përqafimin e tij duke shkruar: “Më mungon”.
Edhe pse larg njëri-tjetrit, ata po gjejnë forma për të shprehur dashurinë.
Dyshja patën një krizë në marrëdhënien e tyre, e cila duket se kaloi shpejt.
Pritet të shihet në vazhdim se në çfarë projekti do të marrë pjesë Kicaj. /Telegrafi/