Një burrë është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Afrikën e Jugut, ku kishte mbetur i ngujuar për pesë ditë.
Shpëtimi i tij është përshkruar si “mrekulli” nga kryeministri i Alan Winde, transmeton Telegrafi.
Kur objekti pesëkatësh në qytetin George u shemb të hënën, 81 persona ishin në vendin e tyre të punës duke u marrë me ndërtimtari.
Prej tyre 13 janë konfirmuar të vdekur, derisa 29 mbijetuan dhe 39 konsiderohen të zhdukur.
Ekipet e shpëtimit përdorën kran, shpuese dhe madje punuan vetëm me duar – pa mjete mbrojtëse për të arritur deri të burri i ngujuar në rrënoja.
Në një postim në X, i mbijetuari shihet duke u nxjerrë nga rrënojat, ku Winde tha se “operacioni ka përfunduar me sukses pas më shumë se 116 orëve tentime”. /Telegrafi/
Our survivor has been successfully extracted from the debris after more than 116 hours. This is nothing short of a miracle – thank you to all the search and rescue teams! 🥺🙏✨#GeorgeBuildingCollapse pic.twitter.com/VH3RXuIkRK
— Premier Alan Winde (@alanwinde) May 11, 2024