Telegrafi

Ndodhë edhe kjo, qeni hidhet në det dhe arrin ta tremb peshkaqenin afro katër metra në Bahamas

Një video e pazakontë amatore, ka kapur momentin kur një peshkaqen sulmohet nga një qen që nuk heziton të hidhet në det dhe ta sulmojë peshkaqenin para pushuesve në Bahamas.

Derisa të gjithë i frikësoheshin më të keqes, ndodhi e kundërta, qeni arriti të del nga uji pa ndonjë lëndim serioz, ndërsa peshkaqeni afro katër metra i gjatë u fut thellë në ujë dhe u largua, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht dallimit në madhësi dhe aftësi luftarake, qeni arriti ta tremb peshkaqenin hundë-çekiç, që njihet si një prej peshkaqenëve më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm.

Videoja është realizuar javën e kaluar nga turistët që gjendeshin në një ishull privat në jug të Bahamas.

Në video dëgjohen pushuesit duke bërtitur dhe paralajmëruar se qeni do ta pësojë, por i habiti të gjithë për të mirë kur doli sërish nga uji dhe nuk dukej që kishte pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/