Në një forum të profesorëve në internet, është postuar fotografia që e tregon mënyrën më të pazakontë se si provonte të kopjonte një studente gjatë testit të Fizikës.
Ajo kishte shkruar formulat poshtë thonjve, por është zënë derisa kishte kthyer dorën dhe po i shikonte, transmeton Telegrafi.
“Distanca është barazi me shpejtësi dhe kohën, shkruan në njërën prej formulave që duhet ta dinë të gjithë. Më mirë do ishte t’i mbante në mend”, është një koment lidhur me rastin.
Shumë njerëz kanë konsideruar se ajo ka bërë përpjekje të kota, sepse këto formula elementare duhet ditur gjithsesi. /Telegrafi/