Qindra persona kanë humbur jetën pas shembjes se një tuneli të fshehtë në Korenë e Veriut, ku testoheshin armët bërthamore.
Të paktën 200 persona kanë humbur jetën kur tuneli i papërfunduar afër bazës sekrete në Korenë e Veriut u shemb, ndërsa raportohet se edhe 100 tjerë kanë vdekur derisa janë munduar të shpëtojnë ata që kanë ngecur në tunel, transmeton Telegrafi.
Televizioni japonez Asahi kanë konfirmuar lajmin, por nuk kanë mundur të kuptojnë se si ka ardhur deri te kjo katastrofë.
Tuneli i papërfunduar gjendej në afërsi Punggye-ri, ku më 3 shtator Kim Jong-un kreu testin bërthamor. Nuk dihet nëse këto testime kanë shkaktuar shembjen e tunelit.
Megjithatë, ekspertët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut kishin paralajmëruar muaj më parë se ekziston rreziku që ky tunel të shembet.
Të hënën, Koreja e Jugut paralajmëroi se nëse kryhet edhe një test tjetër bërthamor në atë zonë, mund të vjen deri të shembja e objektit të ndërtuar nën male, ku si pasojë do të mund të vinte deri të rrjedhja e materialit radioaktiv. /Telegrafi/