Telegrafi

Ndodh për herë të parë në histori, Barcelona i shet drejtat e emërimit të stadiumit Camp Nou për miliona euro te Spotify

Ekspertët besojnë se Barcelona ka arritur një marrëveshje me Spotify, ku klubi katalanas do të fitojë 70 milionë euro në sezon për gjatë katër viteve të ardhshme.

Marka do të shfaqet para fanellave të meshkujve dhe femrave, si dhe para atyre të stërvitjeve.

Spotify që do të marrë gjithashtu të drejtat për emrit e “Camp Nou”.

Barcelona ende nuk I ka konfirmuar shifrat e sakta, por EFE ka konsultuar ekspertë të cilët besojnë se kjo marrëveshje është kryer.

Një marrëveshje e madhe për klubin që vjen pas shpërthimit të COVID-19 dhe largimit të Lionel Messit nga Blaugranat.

Kjo është hera e parë në histori që një markë ka fituar të drejtat e emërtimit të stadiumit të Barcelonës, i cili do t’i nënshtrohet rinovimit në vitet e ardhshme. /Telegrafi/