Në vitet e pasluftës mes këngëtareve Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi ishte zhvilluar një përleshje.
Si pasojë, dy vajzat kishin përfunduar në polici, teksa në gjyq Adelina ishte shpallur e pafajshme në të gjitha pikat.
Kësaj teme nuk i janë rikthyer më asnjëra as tjetra, mirëpo edhe pajtim mes tyre nuk ka pasur.
E pyetur në një intervistë nga Adriatik Kelmendi pesë vite më parë nëse ishin pajtuar, Adelina ishte përgjigjur duke thënë: “Nuk e kam parë të arsyeshme pas asaj që ma ka bërë pas rrahjes, duke e shfrytëzuar viktimizimin aq bukur për karrierën e saj”.
Një deklaratë e tillë më pas ishte kundërshtuar edhe nga Leonora, e cila e kishte ftuar Adelinën në një debat publik, por që ishte refuzuar nga kjo e fundit.
E ftuar së fundmi në rubrikën “Kë zgjedh” të emisioni “Mirazh”, Leonora është përballur me një pyetje mjaft pikante.
Ajo ka pasur mundësinë të zgjedhë mes dy këngëtareve motra Adelina e Zanfina Ismaili, se me cilën do bënte një duet, teksa është përgjigjur duke thënë shkurt: “Me Adelinën për shumë arsye”. /Telegrafi/