Site icon Telegrafi

Ndodh në Teksas, çifti kërkonte shtëpi të re – derisa vizituan një pronë gjetën trupin e pajetë të një burri

Një çift nga Teksasi ishte në kërkim të një shtëpie të re nga e cila do të vazhdonin jetën, kur hasën në trupin e pajetë të një burri.

Incidenti ka ndodhur të shtunën pas orës 15, ku çifti kishin shkuar për ta parë pronën kur vërejtën trupin e një burri, transmeton Telegrafi.

Organet kompetente dyshojnë se trup i pajetë ka qëndruar atje për disa ditë, para se të gjendej nga dyshja që ishin në kërkim të shtëpisë së re.

Mediat amerikane raportojnë se ai i ishte ekspozuar torturës, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij ende janë të panjohura.

Prokurori i rastit ka urdhëruar të kryhet obduksioni me qëllim që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

“Deri më tani nuk jemi të sigurtë se çfarë ka ndodhur”, ka konfirmuar sherifi Jason Brown. /Telegrafi/

Exit mobile version