Ndeshja mes Barcelonës dhe Sporting Lisbonës kishte një moment interesant me akter kryesor Lionel Messin.
Një djalosh i ri kishte vendosur të futej në fushë dhe ta takonte idhullin e tij Lionel Messi… por ai nuk e mbylli me kaq, pasi i puthi edhe këmbën.
Legjenda e Barcelonës e ndihmoi skaudrën e tij që të arrijë fitore ndaj Sporting Lisbon të mërkurën në mbrëmje me rezultat 1-0.
Messi ishte pjesë e golit, por që u shënua në portën e gabuar nga Sebastian Coates.
Një super fans i tij kishte një natë për të mos e harruar, pasi takoi dhe shkëmbeu disa fjalë me yllin argjentinas.
Ai e theu mburojën e sigurimit dhe u përqafua me Messin sikur të ishin dy shokë të vjetër.
Messi ishte në mes të fushës kur djaloshi u fut në fushë dhe madje bëri me të dhe një bisedë të shkurtër.
Kur sigurimi u fut në fushë, djaloshi u ul dhe i puthi këmbët Lionel Messit.
Heroi i Barcelonës nuk mundi të bëjë asgjë vetëm të buzëqesh me gjestin e djaloshit.
Disa muaj më parë, 30-vjeçari sfidoi sigurinë kur mbërriti në një hotel në Uruguai për t’ia realizuar ëndrrën një fëmije.
Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës u fut në një hotel para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës në Uruguai, ku një djalë i vogël u përpoq t’i afrohej heroit të tij.
Sigurimi nuk e la, por ai e pa djalin të largohej në lot, Messi i tha sigurisë të linte atë duke i dhuruar edhe përqafime. /Telegrafi/