Në shumë pjesë të qytetit të Mitrovicës, në ndërtesa dhe objekte të ndryshme janë shkruar grafitë për këtë qëllim!
Grafitet si “Rrase Nibirë”, “Ruje ambientin pash nanën”, “Oj (pastaj një vizatim i një lope) ruje ambientin“ etj., hasen gjithandej Mitrovicës.
“Ka dy vite që një grup i të rinjve mitrovicas është frymëzuar nga rasti i vendosjes së barrikadës në urë që dëmtoi dhe shëmtoi urbanizmin dhe ambientin, e të cilët kërkojnë të bëjnë diçka ndryshe dhe të bukur”, ka thënë Lulzim Hoti, Drejtor i OJQ-së ‘7 arte” që tubon shumicën e këtyre të rinjve. “Mesazhet që kemi dhënë përmes këtyre pikturave e grafiteve, nganjëherë kanë qenë edhe politike, por edhe ambientale, por nuk kemi asgjë kundër popullatës”.
Qytetarët mitrovicas, sipas Hotit, kanë reagime të ndryshme: qeshim, pajtohen se janë banale, por në fund thonë se të rinjtë po bëjnë mirë me këtë iniciativë! /tesheshi/