Një kamarier në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë, u qëllua për vdekje të premten nga një klient i pakënaqur, pasi sanduiçi i tij nuk u përgatit shpejt.
Rreth orës 9:00 të së premtes, punonjësit e këtij restoranti të vogël, të vendosur në rrëzë të një ndërtese në Noisy-le-Grand, thërritën oficerët e policisë pasi “një prej kolegëve të tyre u qëllua dhe u plagos”.
28-vjeçari vdiq në vend pavarësisht ndërhyrjes.
Autori i dyshuar, i cili qëlloi me një armë zjarri, u largua dhe është shpallur në kërkim. Sipas të pranishmëve, “ai kishte qenë i pakënaqur sepse sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt”.
Zyra e prokurorit publik të Bobigny i tha AFP se kishin hapur një hetim për vrasje, që i është besuar policisë gjyqësore të Seine-Saint-Denis.
Të shtunën, para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë thonë se janë befasuar shumë nga drama.
“Ai u vra për një sanduiç?”, “E trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë.”
Banorët e tjerë, megjithatë, tregojnë gjendjen shpirtërore të lagjes: “është plot kriminalitet këtu”, tha Jeremy, 40 vjeç, duke iu referuar trafikut të drogës.
“Shpesh ka njerëz të alkoolizuar”, tha 40-vjeçari Aboubacar.