Site icon Telegrafi

Ndodh në elitën e futbollit norvegjez: Futbollistët për të dalë në fushë duhet të kalojnë rrugën nën përcjelljen e policisë 

KFUM Oslo është një skuadër e vogël në Norvegji dhe ajo shkaktoi befasi të madhe në fund të vitit 2023.

Skuadra modeste nga kryeqyteti Oslo arriti inkuadrimin në elitën e futbollit norvegjez, pasi përfundoi në vend të dytë në tabelë me 58 pikë, gjashtë më pak se lideri Fredrikstad.

Por pas inkuadrimit në Eliteserien (niveli më i lartë i futbollit në Norvegji), KFUM Oslo është bërë virale në mediat më të mëdha botërore.

E gjitha kjo për stadiumin KFUM Arena, që është një stadium i vogël në Ekeberg të Oslos dhe është shtëpia e klubit KFUM Oslo.

Stadiumi është në rindërtim për të marrë një kapacitet prej 3,300 pasi aktualisht zë vetëm 1500 persona.

KFUM Arena nuk ka zhveshtore afër dhe ato janë disa metra larg stadiumit dhe kjo është arsyeja që KFUM Oslo është bërë temë në mediat botërore.

Futbollistët e KFUM Oslos dhe kundërshtarët e tyre sa herë duhet të dalin në fushë duhet të kalojnë rrugën për të shkuar në stadium.

E për t’ia ndihmuar këtë përkujdeset policia norvegjeze që bllokon rrugën për disa minuta derisa të gjithë futbollistët dhe stafi të dalin në fushë.

Videot e publikuara nga KFUM Arena janë shpërndarë jashtëzakonisht shumë, derisa nuk kanë munguar talljet me klubin norvegjez. /Telegrafi/

Exit mobile version