Telegrafi

Ndodh në Britani: Shkolla nga Newcastle harroi nxënësin në një stacion treni në Londër

LONDON, UNITED KINGDOM - DECEMBER 23: Passengers study the departure boards as they wait for trains in Kings Cross Station on December 23, 2013 in London, England. With two days until Christmas day, heavy rain and strong winds are affecting much of Southern England with numerous Met office weather warnings in place. Road, rail and ferry routes have been affected by the weather with gusts of wind and flooding anticipated in some areas. (Photo by Oli Scarff/Getty Images)

Një nxënës u la pas aksidentalisht në një stacion të Londrës, ndërsa pjesa tjetër e klasës hipi në një tren përsëri në Newcastle pas një udhëtimi me shkollë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i riu kishte qenë në udhëtim me shokët e klasës dhe katër anëtarë të stafit të Shkollës së Discovery, në Newcastle, kur ai mbetën prapa në stacion.

Besohet se stafi e njoftoi stacionin sapo e kuptuan se po mungonte një nxënës dhe ishin marrë masa për fëmijën që të takohej me një mësues që po e priste në York.

Drejtori i i shkollës u ka kërkuar falje prindërve të fëmijës për “dështimin” e shkollës.

Sipas tij, ai është vendosur në trenin e ardhshëm, i shoqëruar nga rojet, derisa ata të mund të ribashkohen me mësuesin e tyre në York.

“Megjithatë nuk ka asnjë justifikim për atë që ishte një gabim serioz”, ka shtuar ai më tej. /Telegrafi/