Telegrafi

Ndodh kjo te fisi Zulu: Studentet virgjëresha shpërblehen me bursa

Dudu Mazibuko ua ka ndarë këto grante vajzave të cilat ia “dolën” të dëshmojnë se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Të gjitha studentet që kanë konkurruar, është dashur të tregojnë certifikatën e mjekut dhe të pranojnë se do të bëjnë testet e rregullta në kohë të caktuar, transmeton Telegrafi.

LEXO PO ASHTU: Xhirimi që dëshmon diçka që nuk do(ni) ta besoni: Virgjëria është trillim! (Video)

Për të marrë bursë, deri në përfundim të studimeve ato duhet të mbesin të virgjëra.

Me këtë bursë Mazibuko dëshiron të ndalojë vajzat e reja të “eksplorojnë vetën në marrëdhënie seksuale”, të mos mbesin shtatzënë dhe të mos kapin ndonjë sëmundje seksualisht transmetuese.

“Është më mirë që në këtë moshë të kryejnë studimet, sesa të kenë marrëdhënie seksuale. Kjo zgjat vetëm tri vite, andaj munden ta bëjnë” më vonë”, ka thënë aijo /Telegrafi/