Banorët e një lagjeje në veri të Londrës i ka kapluar frika pasi një person i pestë është therur në një sulm të rastit.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, personi i cili thuhet se është në të 30-tat e tij, po lufton për jetën e tij pasi është therur në Enfield, afër vendit ku kanë ndodhur edhe katër therje të tjera me thikë.
Ai, siç thuhet tutje, është sulmuar pak pas orës 5 të mëngjesit, vetëm pak metra larg skenës së një sulmi të mëparshëm gjatë fundjavës.
Policia nuk e ka lidhur zyrtarisht sulmin e këtij mëngjesi me ata të fundjavës, por tha se ata janë të vetëdijshëm se ka ngjashmëri duke përfshirë përshkrimin e sulmuesit – një njeri i gjatë, i hollë dhe me ngjyrë.
Ata gjithashtu kanë thënë se ‘vendndodhja dhe mënyra’ e sulmeve ishte shqetësuese.
Viktima e sotme, që besohet të jetë në të 30-at, po ecte me një mik kur ai u sulmua dhe hyri në rrugën Aberdeen ku u gjet nga policia. Ndërsa miku i tij nuk është lënduar.
Ndërkohë, banorët e zonës kanë shprehur frikën rreth asaj që ka ndodhur.
Mike Kalongi, 28 vjeç, i cili jeton pranë vendit të ngjarjes ka thënë: ‘Po bëhet paksa e frikshme. Zakonisht shkoj në palestër gjatë natës, por gjatë ditëve të fundit kam vendosur të mos e bëj një gjë të tillë”. /Telegrafi/