Telegrafi

I ndodh edhe Ronaldos, humbi një shans i vetëm me portierin – më pas iu anulua goli për pozitë jashtë loje

(Foto: Screenshot/Sport Premium)

Portugalia fitoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e Grupit A si mysafir Luksemburgut, e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ishte njëri nga golashënuesit në këtë takim, mirëpo statistikat e tij kanë mundur të jenë shumë më të mira.

Kur zhvillohej minuta e 78-të e takimit, derisa 36-vjeçari kishte mbetur përpara, lojtarët vendas gabuan duke dashur t’ia kthenin topin portierit, pasuan te CR7.

Krejt i vetëm dhe shumë larg mbrojtësve, Ronaldo shkoi përpara dhe ndodhej vetëm përballë portierit, mirëpo Anthony Moris ia mbrojti të dy goditjet e tij.

Lexo po ashtu Portugalia kryen detyrën ndaj Luksemburgut

Aksioni vazhdoi dhe një bashkëlojtar ia pasoi sërish topin Cristianos, i cili këtë herë e futi në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë të dyshimtë jashtë loje.

Kujtojmë që Ronaldos iu mohua një gol në minutat e fundit të ndeshjes kundër Serbisë, edhe pse topi e kishte kaluar vijën fatale. /Telegrafi/