Një doktoreshë e rrejshme, e deklaruar si e diplomuar e Mjekësisë, është pranuar në një spital në Slloveni.
Madje, çfarë ka bërë përshtypje më së shumti, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është fakti se as mbikëqyrësi i saj nuk ka vërejtur menjëherë se diçka nuk është në rregull me mjekësinë e saj.
Me diplomë të Fakultetit të Mjekësisë në Maribor, ku më vonë u konstatua se as nuk kishte studiuar, u punësua si ndihmëse në një sallë në Izoli dhe pa problem u regjistrua në regjistër të mjekëve.
Megjithatë, pavarësisht se në fillim nuk e kishte vërejtur, mbikëqyrësi i saj kishte vërejtur se ajo nuk po bënte progres as në njohuritë që mësohen në studimin e mjekësisë.
Lajmin për mjeken e rrejshme, që u publikua në fillim të televizionit POP-TV, e transmetuan edhe mediat e tjera të Sllovenisë, dhe u konfirmua edhe nga institucioni ku ajo kishte filluar praktikën.
“Në mënyrë të saktë, kemi vërejtur shumë dobësi në punën e saj dhe e kemi njoftuar komisionin mjekësor, i cili ka zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme”, ka thënë për mediat Mojca Tušek nga Shërbimi i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Izoli, duke konfirmuar se e kanë larguar, pasi është konstatuar se kishte mashtruar.
Policia ka pohuar se hetimi është në “në fazën përfundimtare” dhe se ajo mund të dënohet deri në dy vjet burg. /Telegrafi/