Në qytetin gjerman Cvikau është duke u zhvilluar një proces i pazakontë gjyqësor. Më saktësisht një foshnje 8-muajshe, po gjykohet për shkak të një borxhi të trashëguar në vlerë prej 13 mijë euro.
Vogëlushja Mila ka trashëguar borxhin prej gjyshit, dhe mund të dënohet edhe për faturat e telefonit mobil dhe parapagimin për një kanal sportiv – Sky, transmeton Telegrafi.
I tërë rasti ka filluar në vitin 2018, kur ndërroi jetë gjyshi i Milas, Roni, kurse e ëma e vogëlushes Sofi Rajnold, 19-vjeçe, ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Ajo dhe i dashuri i saj refuzuan të paguajnë borxhet për shkak të hyrave të vogla, por ky veprim rezultoi me ftesë në gjyq për vogëlushen Milan.
Sipas ligjeve në fuqi ajo kishte trashëguar borxhin i cili po kërkohet të paguhen rrugëve ligjore. /Telegrafi/