Valët e detit kanë nxjerr në breng mijëra kinder vezë në ishullin gjerman Langeoga, vetëm një ditë pas stuhisë së madhe që goditi këtë vend.
Fëmijët por edhe të rriturit filluan të vrapojnë në drejtim të plazhit të mbushur më lodra shumëngjyrëshe. Këto kinder vezë kishin dalë në breg në një gjatësi prej tri kilometra, transmeton Telegrafi.
“Më duket se ishin më shumë se 100 mijë vezë”, ka deklaruar kryetari i Langeog, Uve Garels.
Por derisa fëmijët iu gëzuan lajmit që plazhi ishte mbushur me kinder vezë, ky fakt nuk e gëzoi edhe të parin e këtij qyteti.
“Është një katastrofë ekologjike dhe rrezik i madh për kafshët”, ka shtuar Garels.
Autoritetet gjermane besojnë se këto kinder vezë kishin rënë nga pesë kontejnerë nga një anije transportuese. /Telegrafi/