Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo, tifozët e Arsenalit festuan golin e katërt të Man Cityt sikur të kishte shënuar ekipi i tyre

Tifozët e Arsenalit festuan në mënyrë sarkastike golin e mesfushorit Rodri për Manchester Cityn në humbjen e thellë 5-0 të Arsenalit në pasditen e së shtunës.

Topçinjtë u rrëzuan keq në ndeshjen derbi ndaj Cityt e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier duke humbur me rezultat 5-0.

Ilkay Gundogan (7’), Ferran Torres (12’, 84’), Gabriel Jesus (43’) dhe Rodri (53’) ishin shënuesit e fitores së thellë të ekipit të Pep Guardiolas.

Lexo po ashtu Manchester City 'demolon' Arsenalin, me The Gunners që pjesën më të madhe të derbit e zhvilluan me dhjetë lojtarë

Por, kjo nuk ishte e tëra pasi në këtë ndeshje ndodhi diçka e pazakontë në stadiumet e futbollit.

Tifozët e Arsenalit ‘vodhën’ shfaqjen duke festuar golin e katërt të Cityt në ndeshjen ndaj tyre.

Goli i shënuar nga Rodri bëri që tifozët e Arsenalit në festojnë në mënyrë sarkastike, sikurse goli të ishte shënuar nga ekipi i tyre.

Kjo bërë që mediat sociale të shpërthejnë me postime rreth këtij rasti. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version