Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Shfrytëzuan uraganin për të vjedhur këpucët në një dyqan (Video)

Policia arrestoi nëntë persona në Fort Lauderdale që plaçkitën një dyqan lokal, pas një rrëmuje të shkaktuar nga stuhia Irma.

Hajdutët, të cilët as nuk i ndali era e fortë dhe shiu, u arrestuan falë një videoje të regjistruar nga kamerat lokale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Nëntë vetë plaçkitën dyqanin e pajisjeve sportive “Simon’s Sportswear”. Ata thyen dritaren e dyqanit, u futen brenda dhe vodhën ato që donin.

Siç thuhet më tej, disa orë më vonë policia identifikoi autorët dhe i arrestoi ata. /Telegrafi/