Policia arrestoi nëntë persona në Fort Lauderdale që plaçkitën një dyqan lokal, pas një rrëmuje të shkaktuar nga stuhia Irma.
Hajdutët, të cilët as nuk i ndali era e fortë dhe shiu, u arrestuan falë një videoje të regjistruar nga kamerat lokale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Nëntë vetë plaçkitën dyqanin e pajisjeve sportive “Simon’s Sportswear”. Ata thyen dritaren e dyqanit, u futen brenda dhe vodhën ato që donin.
Siç thuhet më tej, disa orë më vonë policia identifikoi autorët dhe i arrestoi ata. /Telegrafi/