Një kompleks banimi në Vila Veli në Brazil, ka mbetur pa pishinë e cila u shemb në mënyrë krejt të habitshme në një garazh.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur pishina mbi 22 metra e gjatë, në mënyrë krejt të papritur shembet e sasia e madhe e ujit përfundon në garazhin që gjendej nën pishinë, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa më të keqes i shpëtuan edhe veturat që ishin të parkuara që gjykuar nga pamjet dukej sikur nuk kishin shpëtim.
https://www.youtube.com/watch?v=WJfXFKnBLts
Megjithatë, banorët e kompleksit janë detyruar që përkohësisht të evakuohen, kurse disa prej tyre kanë thënë se kishin ndjerë aromën e gazit që vinte nga pishina.
E kompania që është marrë me ndërtimin e kompleksit, ka akomoduar banorët në hotelet më të afërta duke paguar të gjitha shpenzimet.
Mediat lokale raportojnë se pishina gjatë vitit të kaluar kishte qëndruar e mbyllur për më shumë se tre muaj, për shkak të rrjedhjes së ujit e gazit.
E kur u konstatua që ndërtesa nuk është dëmtuar, banorët janë lejuar të rikthehen në pronat e tyre. /Telegrafi/