Një raketë ushtarake amerikane me vlerë miliona dollarëshe është përdorur për të rrëzuar një dron që vlen 200 dollarë nga Amazon, ka zbuluar një gjeneral amerikan.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, raketat Patriot, me vlerë rreth 3 milionë dollarë, janë përdorur zakonisht për të shkatërruar objektivat që udhëtojnë më shpejt se shpejtësia e zërit, gjë që e ka bërë shumë të lehtë për ta shkatërruar dronin e lirë.
Gen Perkins nuk ka bërë të ditur asnjë hollësi të mëtejshme në lidhje me incidentin, të cilin Justin Bronk, një hulumtues i “Royal United Services Institute” e ka quajtur si të “tepërt”. /Telegrafi/