Një foto qesharake tregon një qen të arrestuar nga policia në Ontario të SHBA.
Fotografia është realizuar nga pronarja e qenit, 21-vjeçarja Emme Thompson, e cila tregon se qeni i saj ishte larguar nga shtëpia dhe kishte sulmuar një dre.
“E dija që kjo ishte serioze, por nuk e besoja se do ta shikoja kurrë këtë pamje. Qenin tim të arrestuar”, shkruan ajo në postimin e saj.
E nga momenti që ajo ka postuar foton, imazhi është shpërndarë mbi 180 mijë herë në “Twitter”, e në rrjet kanë filluar edhe ironitë mbi veprimin e policisë. /tch/